I sulmoi gruan dhe djalin, burri mbyt me duar leopardin

Bota

I sulmoi gruan dhe djalin, burri mbyt me duar leopardin

Një burrë në Indi ka arritur të mbytë me duar një leopard që kishte sulmuar atë dhe familjen e tij. Gjithçka ndodhi në rajonin Hasan, kur po kthehej me motoçikletë në shtëpi së bashku me gruan dhe djalin. Leopardi ishte shfaqur para tij dhe menjëherë i kishte sulmuar.

Ai filloi t’ia kafshojë këmbën djalit të tij e më pas kishte sulmuar dhe gruan e tij. Burri e kapi për fyti leopardin dhe filloi ta godiste në kokë derisa leopardi u mbulua në gjak dhe ngordhi.  

ME TE LEXUARAT