Humbi shikimin në disko, turisti britanik dëmshpërblehet me 200 mijë paund

Bota

Humbi shikimin në disko, turisti britanik dëmshpërblehet me 200

Një turist britanik do të dëmshpërblehet me 200 mijë paund pasi u godit me një qese me bojë në një klub nate në Majorka, ngjarje që i shkaktoi humbjen e shikimit.
18-vjeçarit Dillon Connery, i “dolën sytë nga vendi”, nga një qese me bojë në lokalin e natës Carëash Club, ku po festohej një festë tradicionale.

Humbi shikimin në disko, turisti britanik dëmshpërblehet me 200


Ndonëse iu nënshtrua disa operacioneve, mjekët e patën të pamundur që t’i shpëtonin djalit nga Paisly dritën e syve.

Tashmë një gjykatë në Majorka vendosi se lokale i natës nuk kishte marrë masat e duhura gjatë festës për të siguruar klientët dhe për këtë duhet të paguajë të riun britanik për dëmin e madh që i shkaktoi.

Humbi shikimin në disko, turisti britanik dëmshpërblehet me 200


Connery kërkoi më herët një dëmshpërblim prej 1 milionë paund, gjë që nuk u pranua nga gjykata.

ME TE LEXUARAT