Gruaja filmon “vdekjen” e burrit të saj, 31-vjeçari hidhet në det dhe përplaset në shkëmb
Një grua e tmerruar dhe djali i saj filmuan momentin e vdekjes së burrit të saj kur ai u hodh nga një shkëmb.
Pamjet tronditëse të filmuara nga një varkë, tregojnë pushuesin 31-vjeçar duke kërcyer nga skaji rreth 100 metra i lartë në det në Majorka.
Por në vend që të binte në det, i riu guximtar u përplas me një cep të shkëmbit.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Pamjet fillojnë me turistin holandez që qëndron në shkëmb në një ishull në ishujt Malgrats rreth orës 13:45 më 12 maj.
Ndërsa kërcen në ajër, u pa qartë se ai nuk mori vrull të mjaftueshëm për të kaluar shkëmbinjtë poshtë tij.
Teksa përplaset me ta me shpejtësi të madhe, dëgjohet gruaja e tij duke bërtitur: “O Zot”.
Partnerja dhe djali i viktimës thuhet se kanë marrë ndihmë psikologjike, ndërsa autoritetet lokale kërkuan trupin e turistit me një varkë shpëtimi, helikopter dhe ekip zhytjeje.