Greqia ofron dhuratën e "paimagjinueshme", 300 euro në dorë kush i bën pushimet në...

Bota

Greqia ofron dhuratën e "paimagjinueshme", 300 euro në

Ministria e Qeverisjes Dixhitale në Greqi ka bërë një propozim të çuditshëm në cabinet duke kërkuar subvencionimin e një pjese të pushimeve për këdo që zgjedh të shkojë në ishullin e Samosit apo në zonën e Evias pranë Athinës.

Të dyja zonat janë goditur nga katastrofa natyrore, siç është zjarri për Evian dhe tërmeti për Samosin duke pësuar dëmtime të mëdha në infrastrukturë dhe biznese.

Sipas ministrisë, çdokush që do të zgjedhë të shkojë në këto dy destinacione do të aplikojë online dhe do të marrë një kartë, përmes së cilës do të mund të shpenzojë deri në 300 euro për shërbime të ndryshme në zonat turistike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Karta do të jetë aktive për 30 ditë.

Greqia është një ndër shtetet e rajonit që ofron lehtësira të mëdha për turistët duke e bazuar ekonominë e saj pikërisht te turizmi.

ME TE LEXUARAT