Greqia mesazh Gjermanisë për mbylljen e kufijve, Mitsotakis: Nuk jemi dakord, veprim i njëanshëm

Bota

Greqia mesazh Gjermanisë për mbylljen e kufijve, Mitsotakis: Nuk jemi

Një ditë pas vizitës së tij në Vjenë dhe bisedimeve me kancelarin e Austrisë me epiqendër çështjen e emigracionit, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka reaguar duke i dërguar një mesazh të qartë Berlinit se vendimi për mbylljen e kufijve që ka marrë Gjermania është i njëanshëm dhe nuk është përgjigja e Europës ndaj problemit në fjalë.

“Përgjigja mund të jetë një kompromis i drejtë për ruajtjen e kufijve europianë”, ka deklaruar Mitsotakis, duke theksuar se nuk duhet t’i hidhet topi vendeve të para të hyrjes së emigrantëve siç janë Greqia dhe Italia.

Sipas kreut të qeverisë greke Athina u thotë Jo planeve gjermane për deportimin e mijëra emigrantëve që tashmë ndodhen në Gjermani të cilët kanë marrë ose jo azil në vendet e para pritëse si Greqia.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kyriakos Mitsotakis thotë: “Se ne nuk po mbrojmë kufijtë tanë, por kufijtë e Bashkimit Evropian, të cilin po e mbështesim. Sido që të jetë, ne do të ndërtojmë edhe gardhin në kufi. Por është e drejtë vetëm nëse mund ta ndajmë këtë barrë financiare. Në të njëjtën kohë me këtë mbështetje aktive duhet të kemi parasysh edhe gjëra të tjera. Këtu na duhen të bëjmë refuzime të kërkesave , riatdhesime efikase dhe gjithashtu duhet të vazhdojmë procedurat në mënyrë të koordinuar.

 “Ajo që sigurisht nuk mund të pranojë një vend si Greqia është të mbajë mbi supe një barrë të madhe në mënyrë disproporcionale thjesht për shkak të specifikës gjeografike, për faktin se ndodhet, pra në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian”, ka nënvizuar me kuptim Mitsotakis

ME TE LEXUARAT