Gjykata supreme përmbys dënimin me vdekje për reperin Iranian

Bota

Gjykata supreme përmbys dënimin me vdekje për reperin Iranian

Gjykata Supreme në Iran e ka përmbysur dënimin me vdekje kundër reperit Toomaj Salehi, ka bërë të ditur të shtunën avokati i tij.

Në prill, Salehi është dënuar me vdekje nga një gjykatë në Isfahan, nën akuzën “korrupsion në Tokë”, teksa ka qenë duke kryer një dënim tjetër me burgim, për pjesëmarrje në protestat e vitit 2022, që patën tronditur Iranin për disa muaj.

“Siç ishte pritur, Gjykata Supreme e ka shmangur një gabim gjyqësor të papërmirësueshëm”, ka thënë avokati i Salehit, Amir Raisian, në një postim në X – platformë e njohur më parë si Twitter

ME TE LEXUARAT