Gjykata ruse “tallet” me liderin e saj, rrëzon justifikimin e presidentit Putin për ndërhyrjen e ushtrisë në Ukrainë

Bota

Gjykata ruse “tallet” me liderin e saj, rrëzon justifikimin e

Presidenti rus Vladimir Putin është poshtëruar pasi një gjykatë ruse u tall me deklaratën tij se ushtria ruse po “denazifikonte” Ukrainën.

Presidenti rus ishte shprehur më herët se u detyrua të dërgonte trupat e tij në Ukrainë për të eliminuar drejtuesit fashistë të vendit fqinj. Ai e justifikoi “operacionin ushtarak special” si një mision të Rusisë për të denazifikuar fqinjin e tyre për të mirën e vetë.

Megjithatë një gjykatë ruse ka hedhur poshtë këtë arsyetim të Putinit duke turpëruar atë dhe vartësit e tij në Kremlin.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Gjykata rajonale e Omsk vendosi se fraza “Jo nazizmit” diskreditonte forcat e armatosura të Federatës Ruse. Si e tillë, kushdo që mban pankarta me këtë slogan mund të ndiqet penalisht për një krim federal, shkruan “Express.uk”.

Kritikët nxituan të vinin në dukje se vendimi ishte “absurd”, duke pasur parasysh se i gjithë qëllimi i përfshirjes së ushtrisë ruse në Ukrainë ishte të çlironte vendin nga nazistët në krye.

Vendimi u dha kundër Richard Roman King, i cili u arrestua nga policia më 11 prill për mbajtjen e një pankarte me sloganin “kriminal”. Aktivisti u arrestua dhjetë ditë më vonë nga policia dhe u gjobit me 30,000 rubla (403 paund).

Duke komentuar vendimin, një aktivist i shquar anti-Putin, Daniil Chebykin tha: Absurditeti i gjithë kësaj historie është se ushtria ruse, sipas Putinit dhe propagandës, “po lufton nazizmin në Ukrainë”.

Gjatë marrjes në pyetje në polici, një oficer i FSB-së e informoi aktivistin se kishte përpiluar një dosje të detajuar mbi të, por King raportohet se ka ikur nga Rusia në një përpjekje për të shmangur burgosjen.

ME TE LEXUARAT