Gjermania lehtëson masat, Merkel: Hapa drejt hapjes, kjo pranverë do jetë ndryshe nga ajo e vitit 2020

Bota

Gjermania lehtëson masat, Merkel: Hapa drejt hapjes, kjo pranverë do

Gjermania ka habitur nga vendimi i fundit që ka marrë në lidhje me masat për parandalimin e Covid-19. Në një kohë që një sërë mutacionesh po pushtojnë botën dhe vdekjet janë bërë të frikshme, shteti gjerman ka vendosur që të zgjasë masat e izolimit deri më 28 mars, por do t’i lejojë dyqanet jothelbësore dhe bizneset e tjera të rihapen në zonat me norma relativisht të ulëta të infeksionit.

Vendimi është aprovuar nga kancelarja Angela Merkel dhe guvernatorët e 16 landeve, pas orësh diskutime.

Lidhur me këtë vendim, Merkel tha për mediat në vend se duhet të marrim hapa për tiu rikthyer normalitetit. “Duhet të bëjmë hapa drejt hapjes, por, në të njëjtën kohë, hapa që nuk na kthejnë prapa. Ka shumë shembuj në Evropë për një valë të tretë dramatike”, tha ajo, ndërsa dha fjlën se pranvera e këtij viti do jetë ndryshe nga ajo e një viti më parë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga një vit pandemi, të paktën 71,000 persona kanë mbetur të vdekur në gjermani dhe 2.4 milionë raste të infektuar.

Kujtojmë se prej datës 16 dhjetor shumica e bizneseve në Gjermani janë mbyllur, restorantet, baret dhe objektet sportive janë mbyllur nga 2 nëntori, ndërsa hotelet lejohen të punojnë vetëm për të akomoduar udhëtarë të biznesit. Deri këtë javë, vetëm 5.3 për qind të popullsisë gjermane i është dhënë doza e parë e një vaksine kundër koronavirusit, ndërsa 2.7 për qind e popullsisë i kanë marrë nga dy doza.

ME TE LEXUARAT