Gjermani: Katër të vdekur nga moti i keq – Vazhdojnë problemet në aeroportin e Mynihut
Katër persona mes tyre një fëmijë humbën jetën sot në zonat që janë prekur veçanërisht nga moti i keq i ditëve të fundit . Aeroporti i Mynihut funksionon me probleme dhe vonesa , ndërsa qarkullimi në autostrada është i vështirë për shkak të sipërfaqes së rrëshqitshme të rrugës.
Dy burra u vranë në një autostradë në Bavarinë jugore, kur makina me të cilën po udhëtonin u përplas me një kamion për shkak të shiut ‘të ngrirë’, gjë që e bëri rrugën jashtëzakonisht të rrëshqitshme. I njëjti fenomen shkaktoi shumë më tepër aksidente trafiku në zonën e Mynihut, por me ashpërsi të kufizuar.
Në një rajon gjysmë malor të Saksonisë, një autobus u përplas me një borëpastrues dhe më pas në një pemë, duke vrarë një djalë 10-vjeçar që ishte në autobus. Shoferi dhe një pasagjer tjetër kanë mbetur të plagosur rëndë. Në Baden-Württemberg, një 57-vjeçar nuk arriti të përdorte në kohë sistemin e frenimit dhe u përplas me një autobus. Nga përplasja ka mbetur i plagosur për vdekje.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Në aeroportin e Mynihut, i cili qëndroi i mbyllur për pjesën më të madhe të fundjavës, fluturimet u pezulluan sërish sot për shkak të akullit. Orari i fluturimeve mbetet i kufizuar, duke rezultuar në bezdi për orë të gjata për qindra pasagjerë.