Gjendje e jashtëzakonshme në Republikën domenikane, të paktën 21 persona të vdekur, mes tyre 3 të mitur

Bota

Gjendje  e jashtëzakonshme në Republikën domenikane, të

Të paktën 21 persona kanë mbetur të vdekur, mes tyre 3 të mitur, në Republikën Domenikane, për shkak të përmbytjeve nga shirat e dendur.

Vendi i Karaibeve është përfshirë nga reshjet e pandërprera dhe me intensitet gjatë 48 orëve të fundjavës, ndërsa raportohet se rreth 13 mijë banorë janë evakuuar. Autoritetet kanë nisur hetimet për 9 prej viktimave që humbën jetën si pasojë e shembjes së tunelit në autostradën e kryeqytetit Santo Domingo. Shiu I rrëmbyeshëm ka shkaktuar rrëzimin e murit mbajtës të infrastrukturës.

Sipas Qendrës së Operacioneve Emergjente, afro 2600 ndërtesa janë prekur nga përmbytjet, ndërprerja e energjisë elektrike, si dhe janë bllokuar ura dhe rrugë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të paktën 21 persona kanë mbetur të vdekur, mes tyre 3 të mitur, në Republikën Domenikane, për shkak të përmbytjeve nga shirat e dendur. Vendi i Karaibeve është përfshirë nga reshjet e pandërprera dhe me intensitet gjatë 48 orëve të fundjavës, ndërsa raportohet se rreth 13 mijë banorë janë evakuuar.

Autoritetet kanë nisur hetimet për 9 prej viktimave që humbën jetën si pasojë e shembjes së tunelit në autostradën e kryeqytetit Santo Domingo. Shiu I rrëmbyeshëm ka shkaktuar rrëzimin e murit mbajtës të infrastrukturës. Sipas Qendrës së Operacioneve Emergjente, afro 2600 ndërtesa janë prekur nga përmbytjet, ndërprerja e energjisë elektrike, si dhe janë bllokuar ura dhe rrugë.

Megjithëse është ende herët për përllogaritjen e dëmeve. Presidenti Domenikan Luis Abinader e cilësoi ‘ngjarjen më të madhe të reshjeve ndonjëherë në historinë e vendit’.

Meteorologët shpjegojnë se reshjet janë një shkarkim tropical por pritet që nga kjo e hënë të mos ketë më probleme. Shumica e 32 provincave të vendit të Karaibeve mbeten nën alarme teksa shkollat do të vijojnë të mbyllura deri të mërkurën.

‘Të vlerësojmë dëmet dhe të sigurohemi për të rinjtë tanë’, shtoi Presidenti.

Edhe në fund të muajit gusht, Republika domenikane përjetoi mot të keq dhe përmbytje, nga kalimi i stuhisë Franklin që la dy viktima dhe një të zhdukur dhe detyroi evakuimin e rreth 3 mijë personave.

 

ME TE LEXUARAT