Gjenden 6 fëmijë të mitur të mbyllur në një bodrum, si u lokalizuan nga policia (Detajet)

Bota

Gjenden 6 fëmijë të mitur të mbyllur në një

Gjashtë fëmijë, të gjithë nën moshën shtatë vjeç, u gjetën në një bodrum në një fshat të vogël në Obritz, në Austri së bashku prindërit e tyre.

Shërbimet sociale u njoftuan nga banorët, pasi këta të fundit ishin të shqetësuar për gjendjen e fëmijëve, por kur kanë tentuar të futen, babai i ka sulmuar me sprej piperi.

Menjëherë është njoftuar policia dhe 54-vjeçari është arrestuar. Sakaq, mendohet se fëmijët janë mbajtur për disa muaj të izoluar.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Fëmijët u dërguan me nënën e tyre në spital për kontrolle të mëtejshme, ndërsa zyrtarët kanë deklaruar se ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

ME TE LEXUARAT