FOTO/ Kjo është mësuesja që rrezikoi jetën për të shpëtuar fëmijët në sulmin në Teksas

Bota

FOTO/ Kjo është mësuesja që rrezikoi jetën për

Një ngjarje e rëndë është shënuar në SHBA, ku 18-vjeçari Salvador Ramos, është futur në një shkollë fillore në Teksas dhe ka varë 19 nxënës dhe 2 mësuese.

Njëra prej tyre, është identifikuar si Eva Mireles.

Siç raporton New York Times, Eva është vrarë teksa tentonte të mbronte fëmijët nga vrasësi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

FOTO/ Kjo është mësuesja që rrezikoi jetën për

Gazetarët amerikanë kanë arritur të bisedojnë me tezen e saj, Lydia Delgado. Sipas saj, Eva prej 17 vitesh punonte si mësuese dhe ishte në të 40-at.
Delgado theksoi se Eva ishte shumë e mirë me të gjithë, dhe se vazhdimisht e thoshte publikisht se ndihet krenare që jep mësim në shkollën, ku nxënësit ishin kryesisht latino-amerikanë.

“Mbesa ime humbi jetën në këtë tragjedi, edhe sa do të zgjasë kjo? Nuk kam menduar se një gjë e tillë mund të ndodhë këtu, tani duhet të lutemi për të gjithë, për fëmijët, familjet dhe Shtetet e Bashkuara”, shtoi ajo.

ME TE LEXUARAT