(FOTO) Fundoset toka/ Hapet një gropë e madhe në mes të rrugës në Londër, ‘gëlltitet’ një motoçikletë

Bota

(FOTO) Fundoset toka/ Hapet një gropë e madhe në mes të

Fundoset toka dhe hapet një gropë e madhe në mes të rrugës në Londër.

Gropa rreth gjashtë metra e thellë është hapur në një rrugë në Londrën Perëndimore.

Ajo “gëlltiti” një motoçikletë e cila ishte duke lëvizur në rrugë, raporton BBC.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Gropa u shfaq të martën në mbrëmje, në një rrugë ndërtuar në vitet 1930.

Zona fillimisht u bllokua nga policia, ndërsa një pengesë është ngritur nga autoritetet të cilat kanë rrethuar vendin.

Një zëdhënës i Policisë Metropolitane tha:

“Policia u thirr në Martens Avenue, Bexleyheath, pak para orës 21:00 për të raportuar për një gropë të madhe.

Oficerët vendosën kordonë. Nuk raportohet për të lënduar”.

 

ME TE LEXUARAT