Fluksi i emigrantëve, Finlanda mbyll kufirin me Rusinë
Finlanda do të mbyllë kufijtë me Rusinë deri më 13 dhjetor. Shkak është bërë numri i lartë i emigrantëve.
Lajmin e bëri të ditur Petteri Orpo në një konferencë për shtyp teksa shtoi se posta e fundit kufitare e mbetur, në Arktik, do të mbyllet deri në mes të dhjetorit.
Finlanda kishte vetëm një pikë kontrolli kufitare të hapur, të vendosur në Arktik, pasi qeveria mbylli shtatë të tjerat për shkak të rritjes së ardhjeve të emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika.
Finlanda akuzon Moskën se i ka çuar emigrantët drejt kufirit finlandez, ndërsa ministri i Mbrojtjes e quajti atë "luftë hibride" nga ana e Kremlinit.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Stacioni i fundit kufitar i hapur në kufirin lindor, Raja-Jooseppi, do të mbyllet të enjten më 30 nëntor deri më 13 dhjetor.