Finlanda pro aplikimit për anëtarësim në NATO

Bota

Finlanda pro aplikimit për anëtarësim në NATO

Finlanda pritet të paraqesë një kërkesë për tu bashkuar me Aleancën Ushtarake të NATO-s, tha presidenti finlandez Sauli Niinisto dhe kryeministrja Sanna Marin në një deklaratë të përbashkët të enjten.

“Finlanda duhet të aplikojë për anëtarësimin në NATO pa vonesë”, thanë Niinisto dhe Marin.

Ky është një ndryshim i madh i politikës i shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Finlanda, e cila ndan një kufi prej 1,300 km (810 milje) dhe një të kaluar të vështirë me Rusinë, ka mbetur më parë jashtë aleancës si një nga vendet “partnere” të saj që kur Rusia aneksoi Krimenë në 2014.

Por ajo është frenuar nga anëtarësimi për të ruajtur marrëdhënie miqësore me fqinjin e saj lindor.

Megjithatë, sot presidenti Sauli Niinisto pritet të shpallë synimin zyrtar të vendit për të aplikuar. Qeveria dhe parlamenti pritet të japin gjithashtu miratimin e tyre

ME TE LEXUARAT