Fenomeni i rrallë në liqenin italian, pamjet bëjnë xhiron e botës

Bota

Fenomeni i rrallë në liqenin italian, pamjet bëjnë xhiron e

Liqeni Garda në Itali është një nga destinacionet kryesore turistike në shtetin përtej Adriatikut, i cili gjatë kësaj periudhe është duke përjetuar një ndryshim drastik.

Veriu i Italisë është duke përjetuar thatësirën më të madhe në 70 vitet e fundit.

Kjo gjë ka bërë që niveli i ujit të liqenin të ulet ndjeshëm, duke nxjerrë në sipërfaqe shkëmbinjtë nënujorë.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Sipas ekspertëve shtrati i shkëmbinjve, i ngjashëm me një plazh, u shfaq për shkak të mungesës së reshjeve dhe tërheqjes së vazhdueshme të ujit për të ujitur fushat bujqësore gjatë verës.

Po ashtu edhe shumë liqene dhe lumenj në veri të Italisë, po “vuajnë” nga thatësira e madhe që ka kapluar vendin prej muajsh.

ME TE LEXUARAT