Çfarë ndodhi? Bullgaria tërheq ambasadorin e saj nga Maqedonia e Veriut

Bota

Çfarë ndodhi? Bullgaria tërheq ambasadorin e saj nga Maqedonia

Angel Angelov, ambasadori bullgar në Maqedoni, do të qëndrojë jashtë vendit derisa Sofja të shohë shenja ndryshimi.

Milkov është intervistuar sot në seancën e Komisionit për Politikë të Jashtme. Kryetarja e Komisionit, Ekaterina Zakharieva, në seancë ftoi edhe ambasadorin Angel Angelov. Seanca zhvillohet në sfondin e rrahjes brutale të Hristijan Pendikov.

“Nëse RMV vazhdon të sillet kështu, është e mundur që ne të vendosim sërish veton. Është cinizëm të diskutosh për projektet e eko-shtigjeve me vendin derisa Pendikov është në spital”, tha Milkov.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

"Nëse Maqedonia e Veriut dëshiron të vazhdojë në rrugën evropiane, duhet t’i përmbushë obligimet e veta, Bullgaria duhet vetëm ta ndjekë këtë realizim”, theksoi ai.

Millkov gjithashtu sqaroi se “ne jemi të hapur për dialog nëse në RMV diskutohen projekte për mbrojtjen e bullgarëve dhe ato do të jenë në rend dite”.

 

 

ME TE LEXUARAT