Falimenton Rusia/ Natën e 27 qershorit, Rusia dështoi në shlyerjen e borxhit për herë të parë që nga viti 1918

Bota

Falimenton Rusia/ Natën e 27 qershorit, Rusia dështoi në

Për herët të parë që prej 1918-s, Rusia falimenton për shkak të pamundësisë për të paguar borxhin e jashtëm.

Sipas Bloomberg, Moska ka anashkaluar për muaj sanksionet e vendosur nga perëndimi pas luftës në Ukrainë, por mbrëmjen e së dielës periudha e garancisë për gati 100 miliardë dollarë pagesa që duhet të shlyheshin brenda 27 majit, skadoi. Por Kremlini hedh poshtë pretendimet.

Në një telefonatë më gazetarët, zëdhënësi Dmitri Peskov u shpreh: “Pretendimet për falimentim të Rusisë janë të paligjshme. Pagesa në valutë të huaj është kryer në maj, por fakti që është bllokuar nga Euroclear për shkak të sanksioneve perëndimore kundër vendit tonë, nuk është problemi ynë”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rusia është përballur më vështirësi për të shlyer obligacionet e papaguara prej 40 miliardë dollarësh, që prej nisjes së fushatës së agresionit në Ukrainë më 24 shkurt, ndërsa sanksionet e perëndimit e kanë izoluar praktikisht vendin nga sistemi financiar global duke i bërë asetet e saj të paprekshme për shumë investitorë.

Moska ka pretenduar prej kohësh se I ka paratë për të paguar, dhe e ka cilësuar falimentimin si artificial. Të hënën një zyrtar amerikan tha se falimentimi kishte treguar se në ç’mënyrë dramatike po ndikonin sanksionet tek ekonomia ruse.

Gati gjysma e arit rus dhe resurseve të huaja të shkëmbimit, me vlerë rreth 300 mld dollarë, u bllokuan më herët pas sanksioneve të perëndimit.

Në një tjetër hap për të zgjeruar masat ndëshkimore, Britania, SHBA, Japonia dhe Kanadaja thanë se do të ndalonin importet e reja të arit rus

 

ME TE LEXUARAT