Sulmet ruse nuk kanë të ndalur, plagosen gjashtë civilë në Cherkasy të Ukrainës

Bota

Sulmet ruse nuk kanë të ndalur, plagosen gjashtë civilë

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur pas sulmeve të një rakete ruse në qendër të qytetit Cherkasy , në Ukrainën qendrore.

Lajmi u bë i ditur nga policia qendrore. Ndërkaq kreu i komunitetit Andriu Holovash tha se një prej të plagosurve ishte në gjendje të rëndë dhe se ishte e domosdoshme që të transportohej në Ukrainën perëndimore për trajtim.

Në vendin ku forcat ruse sulmuan qytetarët ishin mbledhur për të marrë pensionin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ka shprehur rezerva në lidhje me kërkesën e Ukrainës për ta furnizuar me avionë luftarakë perëndimorë.

Baerbock vuri në dukje refuzimin nga fuqitë perëndimore të një thirrjeje nga Ukraina për të vendosur një zonë ‘ndalim-fluturimi’ mbi Ukrainën.

Ministrja e jashtme gjermane tha se gjatë vizitës së saj në Kiev të martën, ajo “foli për mënyrën se si ne mund të mbështesim Ukrainën, veçanërisht në gjërat në lidhje me qëndrueshmërinë e tyre, aftësinë e tyre për të mbrojtur veten, pa kontribuar që NATO-ja të bëhet pjesëmarrëse në këtë luftë.

.

ME TE LEXUARAT