Sulmet e Iranianit ndaj Izraelit, të paktën 17 të plagosur, një ndërtesë rrezikon shembjen
Të paktën 17 persona janë plagosur në sulmet ajrore të Iranit ndaj Izraelit, sipas shërbimit izraelit të emergjencave, Magen David Adom (MDA).
Midis tyre janë dy persona të plagosur rëndë dhe dy persona të plagosur lehtë, tha shërbimi i urgjencës për CNN të premten në mbrëmje.
Informacioni nga spitalet individuale tregon se mund të ketë dhjetëra të plagosur në spitale, disa prej të cilëve ende nuk janë përfshirë në shifrat e MDA-së.
Tri spitale – Qendra Mjekësore Sourasky në Tel Aviv, Qendra Mjekësore Sheba Tel Hashomer dhe Qendra Mjekësore Rabin – kanë raportuar një total prej 40 të plagosurish.
Gazeta izraelite Haaretz raporton se policia po evakuon banorët nga një ndërtesë në Tel Aviv që u godit në sulmet hakmarrëse të Iranit për shkak të shqetësimeve se ajo mund të shembej.