Sulmet e 11 shtatorit do të rihetohen, ngrihen dyshimet se shembja e Kullave nuk erdhi nga avionët

Bota

Sulmet e 11 shtatorit do të rihetohen, ngrihen dyshimet se shembja e

Britaniku 31-vjeçar Geoff Campbell ishte një nga viktimat e tragjedisë së 11 shtatorit të vitit 2001 në Qendrën Botërore të Tregtisë në New York. 20 vite pas ngjarjes së rëndë, familja e tij po sfidon gjithçka që na është thënë për shembjen e Kullave Binjake.

Pasi shqyrtuan dëshminë e qindra dëshmitarëve okularë dhe ndoqën gjurmët shkencore të shembjes së kullave, deri në analizimin e pluhurit në tokë, ata kanë përpiluar një dosje të gjatë dhe sipas tyre “mjaft të fortë”. Familja pretendon se Kullat u rrëzuan nga eksplozivë të kontrolluar dhe jo nga avionët, siç pretendohet nga autoritetet.

Familja Campbells dhe ekipi i tyre i këshilltarëve shkencorë dhe ligjorë, thonë se për këtë bazohen në prova të forta dhe te ligjet e pakundërshtueshme të fizikës.
Kështu, një duzinë raportesh nga shkencëtarë, sizmologë dhe inxhinierë, të paraqitur në dosje mbështesin pohimin se eksplozivët dhe pajisjet ndezëse ishin vendosur në të dy rrokaqiejt para ngjarjeve të 11 shtatorit.

Këtë muaj ata do të takojnë Prokurorin e Përgjithshëm për Anglinë dhe Uellsin, Michael Ellis, të cilit do t’i kërkojnë që të aplikojnë në Gjykatën e Lartë për një hetim i ri për vdekjen e Geoff.
Ndërkaq në hetimin e vitit 2013 në Londër për vdekjen e Geoff, u zbulua se ai dhe nëntë britanikë të tjerë, eshtrat e të cilëve ishin riatdhesuar u ‘vranë në një akt terrorizmi’ nga Al-Kaeda.
Gjashtë familje të tjera që humbën të dashurit e tyre në sulmet e Kullave Binjake në 11 shtator planifikojnë të dërgojnë deklaratat e tyre në mbështetje të Campbells.

ME TE LEXUARAT