El Chapo nga burgu në SHBA/ Ja njerëzit e vërtetë që fshihen pas karteleve të drogës, ja çfarë thotë për politikanët

Bota

El Chapo nga burgu në SHBA/ Ja njerëzit e vërtetë që

Pesë vjet pasi u ekstradua në SHBA, bosi meksikan i kartelit të Sinaloas, Joaquín “El Chapo” Guzmán, ka rrëfyer se kush janë në të vërtetë, sipas tij, fuqitë që qëndrojnë pas drogës në dy anët e kufirit Amerikë-Meksikë.

Nëpërmjet avokatit të tij, Mariel Colón, i cili është një nga të paktët njerëz që lejohet të ketë kontakte të rregullta me të, ish-shefi i kartelit të Sinaloas tha që nëse lufta e drogës do të mbyllet, atëherë autoritetet do të duhet të ndjekin politikanët në të dy anët e kufirit.

“Për vite me radhë, autoritetet kanë goditur drejtuesit e supozuar të grupeve kriminale, por kjo nuk ka shërbyer për asgjë.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Nëse do të shkonit pas politikanëve që e kanë lejuar këtë gjë, atëherë do të ishte diçka tjetër”, u shpreh Mariel Colón në një rrëfim për Business Insider.

Ai shtoi më tej se El Chapo është i vetëdijshëm që mund të jetë një “vegël” e politikës nga qeveritë e SHBA dhe të Meksikës.

“Çdo presidenti amerikan ka trofeun e tij. Trump kishte Chapo-n. Pas tij, Biden ka trofeun e tij. Gjithmonë ka qenë politike.

Ndërkohë, gjatë gjyqit, El Chapo përmendi disa presidentë të Meksikës, shefa policie e oficerë të lartë ushtarakë si të përfshirë në tregtinë e drogës.

Në vitin 2019, El Chapo u dënua me burgim të përjetshëm për akuza të shumta të lidhura me drogën.

Prej asaj kohe, ai është duke qëndruar në izolim në ADX Florence, në burgun e Kolorados të konsideruar si më të sigurtin në SHBA.

Atij i lejohet vetëm një orë ajrosje në ditë dhe vetëm 15 minuta telefonata në muaj, me 3 persona të kontrolluar më parë nga qeveria amerikane, nëna e tij, një nga motrat dhe fëmija i tij më i vogël.

ME TE LEXUARAT