Ekzekutoi të riun shqiptar, 68-vjeçari grek shfaqet i penduar: Ishte gabimi më i madh i jetës sime
Është lënë në paraburgim 68-vjeçari grek i cili vrau me armë gjahu një 39-vjeçar shqiptar mesditën e së premtes (15 shtator) në Pire, pas një konflikti për vendin e parkingut. Mediat greke shkruajnë se 68-vjeçari është shfaqur i penduar para gjykatës, ndërsa ka kërkuar falje për krimin e rëndë.
“Jam penduar. Sinqerisht kërkoj falje, ishte gabimi më i madh i jetës sime. Dhe për këtë uroj dënimin tim”, dyshohet se ka deklaruar.
Po ashtu, mësohet se autoritetet kanë kërkuar kryerjen e ekspertizës psikiatrike ndaj të moshuarit.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Si ndodhi ngjarja
Shqiptari u qëllua për vdekje me dy plumba në fytyrë nga një 68-vjeçar me të cilin kishte konflikte të vazhdueshme.
Shqiptari u dërgua në spitalin Zaneio por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra, duke humbur jetën.
Viktima mësohet se ishte baba i tre fëmijëve dhe punonte në parkingun ku ndodhi sherri.
Dëshmitarët thanë se 68-vjeçari shfaqte shpesh sjellje agresive dhe i kërkonte viktimës një vend parkimi në parkingun ku i riu punonte.
Pas debatit, autori shkoi në banesën e tij, mori armën dhe qëlloi për vdekje me gjakftohtësi shqiptarin.