Ekzekutoi me gjakftohtësi 19 fëmijë dhe 2 të rritur, çfarë postoi 30 minuta para sulmit autori i masakrës

Bota

Ekzekutoi me gjakftohtësi 19 fëmijë dhe 2 të rritur,

Fëmijët dhe dy mësuesit e vrarë në një shkollë fillore të martën në Uvalde, në Teksas të SHBA-së, ishin të gjithë në të njëjtën klasë, që zakonisht frekuentohej nga nxënës të moshave 9-10 vjeç.

Nga të shtënat u vranë 19 fëmijë dhe dy të rritur dhe të paktën 17 persona të tjerë u plagosën.

Sipas autoriteteve, personi përgjegjës për masakrën, Salvador Ramos kishte njoftuar për planin e tij në rrjetet sociale. Ai ishte një 18-vjeçar pa precedentë penalë dhe pa asnjë problem të njohur mendor.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

“E vetmja shenjë” se një masakër ishte në horizont u gjet në llogarinë e tij në Facebook, ku Ramos shkruante “30 minuta para se të arrij në shkollë: Unë jam gati të qëlloj gjyshen”. Më vonë ai shkroi: Unë qëllova gjyshen time”.

Pastaj 15 minuta para masakrës ai shtoi: Unë jam gati të qëlloj në një shkollë fillore.

Këtë e ka konfirmuar guvernatori i Teksasit Greg Abbott, duke theksuar se vrasësi ka qëlluar në fytyrë gjyshen e tij dhe më pas ka ikur. Më pas shkoi në shkollën fillore, ku hyri nga dera e pasme.

18 vjeçari, Salvador Ramos u vra nga një agjent i autoritetit kufitar amerikan të specializuar në përgjigjen ndaj kërcënimeve terroriste të të gjitha llojeve.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, agjenti ishte në zonë si pjesë e një operacioni kundër kontrabandës së imigracionit të paligjshëm në momentin kur u dha alarmi.

Në vitin 2021 në Teksas kishte një milion armë të regjistruara, numri më i madh i armëve të zjarrit në Shtetet e Bashkuara dhe më shumë se ato të Floridës dhe Virxhinias, të cilat janë përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë në renditjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Që nga viti 2018 Teksasi ka gjithashtu rekordin më të lartë për numrin e vdekjeve në të shtënat masive./REL

ME TE LEXUARAT