E shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhjen e 1mln eurove, 42 vjeçarja arrestohet në Gjermani

Bota

E shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhjen e 1mln

Autoritetet gjermane kanë arrestuar pas disa muajsh kërkimesh një 42-vjeçare, që akuzohet se ka vjedhur mbi 1 milion euro nga një kompani transferimi parash në Stuttgart, ku ishte e punësuar.

Mirnesa S.,nga Bosnja dhe Hercegovina, është arrestuar në aeroportin e Stuttgartit të hënën rreth orës 19:45. Ajo dyshohet se ka vjedhur më shumë se një milion euro nga një kompani e transfertave më 14 tetor 2022.

Që atëherë, të gjitha gjurmët e saj kanë humbur. Ajo kishte qasje në para si punonjëse e kompanisë. Vjedhja është vënë re menjëherë dhe policia ka nisur hetimet. Në deklaratën e autoriteteve, nuk u shpjegua se si punonjësja ka nxjerrë një shumë kaq të madhe parash.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Bild zbuloi se apartamenti i saj ishte në katin e tretë të një ndërtese snë Cannstatt. Interesant është fakti se ndërtesa ndodhej vetëm 250 metra larg hyrjes kryesore të Policisë Kriminale të Shtetit.

Mediat gjermane, në kërkim të provave, zbuluan se miqtë e saj në rrjetet sociale po festonin “arritjen” e Mirnesas dhe po talleshin me policinë.

Siç shkruan Bild në momentin e kërkimit, Mirnesa mburrej për një jetë luksoze në rrjetet sociale.

 

ME TE LEXUARAT