E rëndë/ E pa duke folur me një nga të ftuarit, dhëndri rreh për vdekje nusen në ditën e dasmës

Bota

E rëndë/ E pa duke folur me një nga të ftuarit, dhëndri

Një dhëndër është dënuar me 18 vjet burg pasi ka vrarë gruan e tij në ditën e dasmës së tyre para mysafirëve të ftuar. Stepan Dolgikh, 35 vjeç, rrahu për vdekje gruan Oksana Poludentseva, 36 vjeç dhe më pas e hodhi trupin e saj në një luginë.

Ai i tha një gjykate në Novosibirsk, Rusi se nusja e tij e re po e tradhtonte. Dolgikh kishte një dënim të mëparshëm për vrasje, por gruaja me të cilën ai po martohej besonte se ai kishte ndryshuar.

Dëshmitarët e ftuar në dasmë thanë se ai filloi të godiste me shqelma dhe grushte gruan e tij pasi u bë "xheloz" për komunikimin e saj me një mashkull tjetër në dasmën e tyre. Ai akuzoi gruan e tij të re për "sjellje të gabuar".

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Ai filloi ta godasë me grusht dhe shkelma jashtë shtëpisë. Ai vazhdoi ta sulmonte brenda në shtëpi. Ai e kapi për flokësh, e goditi, e shtyu në rrugë, ku gjithashtu vazhdoi ta godiste trupin dhe kokën e saj. Kur ajo humbi jetën "ai e hodhi në një luginë aty pranë".

Ngjarja ndodhi disa orë pasi çifti ishte martuar zyrtarisht. Të ftuarit e tjerë thuhet se ishin shumë të frikësuar për të ndërhyrë, por ata thirrën forcat e rendit. Dhëndri u ndalua në vendngjarje nga Garda Kombëtare Ruse.

Pas arrestimit ai e pranoi plotësisht fajin por nuk u pendua.

 

ME TE LEXUARAT