E rëndë/ Dy motrat vriten nga të afërmit për ‘çështje nderi’

Bota

E rëndë/ Dy motrat vriten nga të afërmit për

Të detyruara të martoheshin me kushërinjtë e tyre, të akuzuara në Pakistan për mashtrim, pas paraqitjes së kërkesës për divorc. Të torturuara dhe pushkatuara për vdekje.

Dy motra pakistanezo-spanjolle të moshës 21 dhe 24 vjeçe u vranë nga vjehërrit dhe anëtarët e tjerë të familjes në provincën lindore pakistaneze të Punjabit për shkak të kërkesës për divorc nga burrat e tyre, pas martesave të detyruara.

Aneesa dhe Arooj Abbas u rrahën dhe më pas u qëlluan e vranë në fshatin Nathia, në rrethin Gujrat.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Nuaman Hussain, një zëdhënës i policisë lokale, tha se të dyja motrat dhe nëna e tyre ishin kthyer nga Spanja më 19 maj.

Sipas tij, të rejat ishin martuar me kushërinjtë e tyre një vit më parë dhe tani dëshironin të divorcoheshin për t’u martuar me dëshirën e tyre në Evropë.

E rëndë/ Dy motrat vriten nga të afërmit për

Policia shpjegoi se dy motrat dyshohet se u vranë për “nder”, një praktikë brutale, ku një grua vritet për çnderim të familjes së saj.

Azra Bibi, nëna e viktimave, tha se ajo ishte mbajtur larg vendit të krimit. Megjithatë, ajo nuk ka bërë denoncim për vrasjen e vajzave të saj.

Policia ka hapur një rast për shtatë familjarë të viktimave dhe dy persona të tjerë, të gjithë të arratisur.

Vrasja e dy motrave ndodhi në të njëjtin lagje të Punjabit ku 26-vjeçarja italo-pakistaneze Sana Cheema u vra nga babai dhe vëllai i saj në vitin 2019.

E lindur në Pakistan dhe me banim në Brescia, Sana Cheema donte të martohej me një italiano- pakistanez, por familja e saj e kundërshtoi.

Babai, vëllai dhe xhaxhai i Sanës u arrestuan në lidhje me vrasjen e saj, por më vonë gjykata e Gujrat i shpalli të pafajshëm për mungesë provash.

Çdo vit qindra gra vriten me akuzën e “çnderimit” në Pakistan. Në vitin 2021, në vendin aziatik u raportuan mbi 400 raste të “vrasjeve për nderi".

 

ME TE LEXUARAT