"E keqja nuk do të fitojë", Trump reagon për herë të parë: Vetëm Zoti më shpëtoi dje!

Bota

"E keqja nuk do të fitojë", Trump reagon për herë

Donald Trump ka falënderuar kedo qe u interesua per te, ndersa theksois e vetem Zoti e shpëtoi ate dhe jetënn e tij nga atentati i djeshem teksa u zotua se nuk do të lejojë kurrë të fitojë e keqja.

Ish-presidenti tha se do të mbetet 'luftetar përballë ligësisë' disa orë pasi u qëllua në skenë në një tubim në Pensilvani .

Autori i ngjarjes është identifikuar si Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, i cili hapi zjarr nga një çati aty pranë.

Trump shkruan në Truth Social:
Faleminderit të gjithëve për mendimet dhe lutjet tuaja dje, pasi ishte vetëm Zoti që pengoi të ndodhte e pamendueshmja.

Ne NUK do të kemi frikë, por përkundrazi mbetemi te palekundur në besimin tonë dhe sfidues përballë Ligësisë.

Dashuria jonë shkon për viktimat e tjera dhe familjet e tyre. Ne lutemi për shërimin e të plagosurve dhe mbajmë në zemrat tona kujtimin e qytetarit që u vra në mënyrë të tmerrshme.

Në këtë moment, është më e rëndësishme se kurrë që të qëndrojmë të bashkuar dhe të tregojmë Karakterin tonë të Vërtetë si Amerikanë, duke mbetur të Fortë dhe të vendosur dhe duke mos lejuar që e keqja të fitojë.

Unë e dua vërtet vendin tonë dhe ju dua të gjithëve dhe mezi pres të flas me Kombin tonë të Madh këtë javë nga Wisconsin.

ME TE LEXUARAT