“E fsheha djalin në një kazan”/ Dëshmitarët e sulmit në SHBA për Pavarësinë e SHBA tregojnë ngjarjen

Bota

“E fsheha djalin në një kazan”/ Dëshmitarët e

Policia amerikane ka arrestuar një të dyshuar pas vrasjes së gjashtë personave nga të shtënat masive me armë zjarri gjatë paradës për Festën e Pavarësisë në Highland Park, Illinois, periferi e Çikagos.

Robert E Crimo III, 22 vjeç, u ndalua pas një ndjekjeje të shkurtër, tha policia.

Sipas tyre, një person i armatosur u ngjit në një çati, duke qëlluar mbi qytetarët e mbledhur për të festuar.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Disa orë më vonë, dy oficerë policie u plagosën nga të shtënat me armë në Filadelfia gjatë një shfaqjeje fishekzjarresh për festën e 4 korrikut.

Ajo që duhet të kishte qenë një nga ditët më të lumtura të vitit u kthye në makth për mijëra njerëz ne SHBA, pasi disa nga organizimet jane perfshire nga sulmet me arme.

Madje disa dëshmitarë thanë se mendonin se zhurma e armëve ishin fishekzjarre.

Pesë të rritur u vranë në Highland Park, ndërsa i gjashtu humbi jeten ne spital. Dhjetra të tjere jane plagosur.

Një nga ata që vdiqën quhet Nicolas Toledo, një burrë afro 70- vjeç, i cili ishte i pranishem ne kete festim vetëm sepse ndaj duhet duhet kujdes i shtuar dhe familja e tij nuk e linte dot vetem, dhe nuk donte ta humbiste këtë event.

“Ne shkuam për të kaluar një ditë të këndshme familjare – dhe papritmas ndodhën të shtënat me armë,” tha Anand P, i cili ishte atje gjatë paradës.

“Në atë kohë unë personalisht doja të besoja se ishte një xhirim gomash nga nje makine. Pastaj njerëzit filluan të vrapojnë – dhe ne filluam të vrapojmë.”

Një tjetër dëshmitar, Noel Hara, tregoi se po hante mëngjes në Starbucks pasi la të birin në paradë, kur nisi kaosi.

“Rreth 30 njerëz erdhën papritur duke bërtitur me nxitim dhe ne u mbyllëm në banjën e Starbucks”, tha ai për BBC.

“Disa çaste më vonë, ata na evakuuan nga Starbucks sepse menduan se sulmuesi po përpiqej të futej në derën e pasme”.

“E fsheha djalin tim në një kazan” – tha per BBC nje tjeter dëshmitar i të shtënave në SHBA.

Guvernatori i Illinois Jay Robert Pritzker ngriti shqetesimin se të shtënat masive po shndërroheshin në një “traditë amerikane”.

“Do të ketë njerëz që do të thonë se sot nuk është dita, se tani nuk është koha për të folur për armët. Unë po ju them se nuk ka ditë më të mirë dhe kohë më të mirë se këtu dhe tani”, tha guvernatori demokrat.

ME TE LEXUARAT