Ngrihet alarmi, virusi ''famkeq'' vret 292 persona, ja sa të infektuar ka në këtë shtet

Bota

Ngrihet alarmi, virusi ''famkeq'' vret 292 persona, ja sa

Të paktën 292 persona kanë vdekur nga epidemia e kolerës dhe 9.447 janë infektuar në qytetin Blantyre në Malavi, njoftoi sot ministrja e Shëndetësisë e këtij vendi afrikan, Kumbize Chiponda.

Kështu, shkalla e vdekjeve u rrit në 3.1 për qind, krahasuar me dy për qind të prillit.

Shumica e vdekjeve ishin në katër rrethet në kufi me Liqenin Malawi dhe në Blantyre, qyteti i dytë më i madh i vendit, sipas agjencisë britanike.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Chiponda tha se shumica e vdekjeve ndodhën sepse pacientët kërkuan ndihmë vetëm në fazat e vona të sëmundjes.

“Kjo është hera e parë që kam përjetuar një kolerë kaq të rëndë para sezonit të shirave,” tha Violet Mota, punonjëse në një nga spitalet, duke shtuar se “më e keqja nuk ka ardhur ende, sepse rastet aktuale janë regjistruar para fillimit të reshje të dendura shiu”.

Malavi duhet të fillojë ende fazën e dytë të vaksinimit të kolerës, pasi 2.9 milionë doza arritën në fillim të këtij muaji nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

ME TE LEXUARAT