Dy vendet e vetme në botë që nuk kanë filluar ende vaksinimet kundër Covid-19

Bota

Dy vendet e vetme në botë që nuk kanë filluar ende

Deri më sot, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), janë vetëm dy vende në botë që nuk kanë filluar ende një fushatë vaksinimi kundër koronavirusit: Koreja e Veriut dhe Eritrea.

Autoritetet e Koresë së Veriut vazhdojnë të deklarojnë se pandemia e koronavirusit nuk mbërriti asnjëherë në vend dhe masat e rrepta të vendosura që nga zbulimi i rasteve të para në Kinë, duket se janë ende mjeti i vetëm i përdorur për të luftuar qarkullimin e virusit.

Në Eritrea, ashtu si në shumicën e vendeve të kontinentit afrikan është duke u zhvilluar vala e katërt e epidemisë, por autoritetet e vendit, duket se nuk duan të bashkëpunojnë me organizatat ndërkombëtare.

Në muajin shtator, regjimi koreano-verior i diktatorit Kim Jong-un nuk pranoi të merrte gati 3 milionë doza të vaksinës së zhvilluar nga kompania kineze e bioteknologjisë Sinovac që i ishte ofruar nga Unicef si pjesë e programit COVAX, i cili synon të sigurojë vaksinat kundër koronavirusit për vendet e varfëra.

Koreja e Veriut ka deklaruar se janë vendet e tjera që kanë nevojë për to. Madje edhe në muajin korrik ky vend refuzoi rreth 2 milionë doza të vaksinës AstraZeneca, me argumentin se vaksina ka shfaqur efekte anësore, por më vonë iu ofruan edhe doza të vaksinës Sputnik V të prodhuar nga Rusia, por që nuk dihet nëse kjo sasi vaksinash është pranuar.

Në muajit e fundit, programi COVAX ka ruajtur rreth 4.73 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit të prodhuara nga AstraZeneca për Korenë e Veriut, e cila vazhdon t’i refuzojë.

Vendi tjetër që sipas OBSH-së nuk ka filluar ende të vaksinojë popullsinë e tij kundër koronavirusit është Eritrea, një vend Afrikan.

Siç është theksuar në disa raste nga Qendra e Afrikës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve që koordinon vendet afrikane në luftën kundër sëmundjeve dhe epidemive, Eritrea, është i vetmi vend në kontinent që nuk ka pranuar të japë të dhëna për organizatën dhe i vetmi vend që nuk ka filluar ende fushatën e vaksinimit.

Dy vendet e fundit afrikane që pranuan ndihmën e organizatave ndërkombëtare, duke autorizuar administrimin e vaksinave në fund të korrikut ishin Tanzania dhe Burundi. Eritrea ende nuk ka nisur një fushatë vaksinimi, pavarësisht se në vend ka filluar një valë e katërt e epidemisë.TCH

ME TE LEXUARAT