Dronët e Kievit sulmojnë Moskën, mbyllen dy aeroporte në Rusi

Bota

Dronët e Kievit sulmojnë Moskën, mbyllen dy aeroporte në

Ukraina lëshoi të paktën 32 dronë që synonin Moskën dhe rrethinat e saj herët në mëngjesin e së dielës, duke detyruar autoritetet ruse të mbyllin përkohësisht dy nga aeroportet e kryeqytetit, thanë zyrtarët rusë.

 Ky ishte sulmi më i madh me dron ukrainas kundër kryeqytetit rus deri më sot. Kryebashkiaku Sergei Sobyanin raportoi se 12 dronë u shkatërruan në rrethet Ramenskoye dhe Kolomensky të rajonit të Moskës, si dhe në qytetin Domodedovo, në jugperëndim të Moskës.

Shikoni pamjen e përgjimit të një droni
Guvernatori i Moskës, Andrei Vorobyov, tha se një person është plagosur nga sulmi i dronëve ukrainas, ndërsa videot që qarkullojnë tregojnë shtëpi dhe makina të përfshira nga flakët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Distrikti Ramenskoye, rreth 45 kilometra në juglindje të Kremlinit, u shënjestrua për herë të fundit në shtator në ofensivën më të madhe të Ukrainës në kryeqytetin rus. Njësitë ruse të mbrojtjes ajrore shkatërruan 20 dronë.

Rosaviatsia, shërbimi federal i transportit ajror të Rusisë, thotë në Telegram se “për të garantuar sigurinë e fluturimeve të avionëve civilë, janë vendosur kufizime të përkohshme në funksionimin e aeroporteve Domodedovo dhe Zhukovo” duke filluar nga ora 4:30 e mëngjesit, por nuk thuhet se sa kohë do të jenë në fuqi kufizimet.

Më herët gjatë natës, mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi 62 nga 145 dronët rusë të lëshuar nga Moska, njoftuan sot forcat e armatosura ukrainase. Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan se humbën gjurmët e 67 dronëve, ndërsa 10 të tjerë po fluturonin jashtë hapësirës ajrore të Ukrainës në drejtim të Rusisë, Moldavisë dhe Bjellorusisë.

 

ME TE LEXUARAT