Donald Trump po hetohet për ‘Spiunazh’, ja çfarë u gjet gjatë kontrollit nga FBI (Dokumenti)

Bota

Donald Trump po hetohet për ‘Spiunazh’, ja çfarë u

Publikohet ditën e sotme dokumenti i gjykatës, ku  tregon se Ish-Presidenti Donald Trump po hetohet për shkelje të një ligji federal të njohur si Akti i Spiunazhit.

Urdhri thotë se agjentët janë të autorizuar të gjejnë prova që zbulojnë përpjekjet e Trump për të mbajtur në mënyrë të paligjshme informacione të ndjeshme që mund të ndihmojnë kundërshtarët amerikanë ose të shkatërrojnë ose fshehin dokumentet e qeverisë amerikane.

Ja çfarë thotë urdhri që lejoi agjentët e FBI-së të kryenin kontroll në rezidencën Mar-a-Lago:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

– Çdo dokument fizik me shenja klasifikimi, së bashku me çdo kontejner/kuti

– Detaje në lidhje me ruajtjen ose transmetimin e informacionit të mbrojtjes kombëtare ose materialeve të klasifikuara

– Çdo rekord qeveritar dhe/ose presidencial nga mandati i Trump

– Çdo dëshmi e ndryshimit, shkatërrimit ose fshehjes së vetëdijshme të çdo dokumenti qeveritar dhe/ose presidencial, ose të ndonjë dokumenti me shenja klasifikimi.

ME TE LEXUARAT