Do raportonte nga Melitopol, gazetarja ruse përdhunohet nga nipi i liderit çeçen (Detajet)

Bota

Do raportonte nga Melitopol, gazetarja ruse përdhunohet nga nipi i liderit

Një skandal i madh ka plasur në Rusi, pas lajmeve se një gazetare ruse e afërt me Kremlinin, që bën propagandë kundër Ukrainës është përdhunuar nga nipi i liderit çeçen, Kadyrov dhe njerëzit e tij.

Përdhunimi i përhapur i grave ukrainase nga ushtarët rusë jo vetëm që tolerohet, por ndonjëherë edhe inkurajohet. Por të sulmosh një grua ruse që ka të ngjarë të ketë lidhje dhe miq në vende të larta në median dhe qeverinë ruse është një gjë krejt tjetër, shkruan Dailykos, një një grup blogu dhe forum interneti.

Dikush duhet të paguajë për këtë përdhunim të një reportereje të propagandës televizive dhe rrahjen e kameramanit të saj që ndodheshin në Melitopol për të bërë një histori për “përparimin” e luftës. Fajtorët janë banditët çeçenë të njohur si Kadirovitët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Do raportonte nga Melitopol, gazetarja ruse përdhunohet nga nipi i liderit

“Skandal i madh në Rusi. Prezantuesja televizive Olga Zenkova nga NTV u dërgua në Melitopolin e pushtuar për të regjistruar një pjesë propagandistike.
Ndërsa vizitonte një restorant, nipi i Kadyrov, Hasan Ibrahimov dhe burra nga njësia e tij iu afruan asaj, e rrahën kameramanin e saj dhe më pas e përdhunuan”, shkruan një profil në Twitter.

 

ME TE LEXUARAT