Disa qytete rrezikojnë mbylljen në Itali, rriten infektimet e të rinjve me COVID

Bota

Disa qytete rrezikojnë mbylljen në Itali, rriten infektimet e të

Rritja e rasteve me COVID sipas autoriteteve italiane është tashmë i dukshëm, me të infektuarit e rinj që janë 19886, ndërkohë që dje ishin 16424, dhe viktimat e deklaruara janë 308.

Niveli i pozitivitetit u rikthye sipër kuotës shqetësuese, dhe është 5.4%, 0,8% më shumë se ditën e djeshme.

Lombardia është rikthyer si rajoni më i goditur, i ndjekur nga Emilja Romanja, Veneto dhe Toskana, rajon ky ku rritja është më e lartë se kudo tjetër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë zona më të vogla por edhe qytete si Bolonja pritet të marrin javën tjetër masa më të rrepta, të quajtura “portokalli e errët”, një fazë pothuajse karantine.

Nga ana tjetër, qeveria italiane është orientuar për të hapur aktivitetet kulturore, si muze, kinema dhe teatro, në fund të marsit.

Rihapja do të zbatohet me kritere të rrepta distancimi dhe me maska të përforcuara, por do të jetë gjithsesi një hap i parë për aktivitete ekonomike që rrezikojnë përndryshe falimentimin.a2 cnn

ME TE LEXUARAT