Britania miraton paketën e radhës të sanksioneve kundër Rusisë

Bota

Britania miraton paketën e radhës të sanksioneve kundër

Raundi i fundit i sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar synon rrethin e ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin, duke përfshirë ish-gruan dhe kushërinjtë e tij, shkruan skynews.

“Ne po ekspozojmë dhe synojmë rrjetin e dyshimtë që mbështet jetën luksoze të Putinit dhe synon rrethin e tij të brendshëm.

Ne do të vazhdojmë të vendosim  sanksione ndaj të gjithë atyre që ndihmojnë dhe inkurajojnë agresionin e Putinit për sa kohë që do të vazhdojë lufta në Ukrainë,” tha sekretarja e jashtme Lizz Truss.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Rusia po vijon që të përdorë artileri të rëndë dhe sulme ajrore mbi Mariupol. Lajmin e bëjnë të ditur Forcat e Armatosura të Ukrainës ditën e sotme.

Forcat ruse e kanë kthyer vëmendjen e tyre në bllokimin e njësive të trupave ushtarake të Ukrainës pranë fabrikës së çelikut Azovstal, që është zona e fundit e qytetit port që nuk është ende nën kontrollin e pushtuesit.

Zëdhënësi i ushtrisë Oleksandr Shtupun tha se Rusia po përpiqet që të marrë kontrollin e plotë të qytetit dhe të shtypë rezistencën e ushtarëve ukrainas. 

Në një takim të Këshillit të Ministrave të Jashtëm, të mbajtur në Dushanbe, Taxhikistan, pala ruse informoi partnerët e saj mbi zhvillimet e “operacionit special ushtarak” të kryer nga Rusia pas përfundimit të takimit, shkruan la repubblica.

 

ME TE LEXUARAT