Bota nën ''kthetrat'' e Putin, zbulohet vendimi më i fundit i ministrave të BE-së
Ministrat e Jashtëm dhe zyrtarë të lartë nga Evropa, Amerika e Veriut dhe Koreja e Jugut kanë shprehur "shqetësimin e tyre të madh" në lidhje me kërcënimet që vijnë ndaj sigurisë së objekteve bërthamore në Ukrainë, shkruan CNN.
Zyrtarët e lartë të botës lëshuan një deklaratë të përbashkët pas një takimi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara menjëherë pasi presidenti rus, Putin, urdhëroi mobilizimin e pjesshëm të rezervistëve në mënyrë që të forconte përpjekjet në pakësim të ushtrisë së tij në Ukrainë.
“Ne kemi vendosur të marrim masa të mëtejshme kufizuese kundër Rusisë sa më shpejt të jetë e mundur në koordinim me partnerët”, theksoi Jozef Borrell,
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Më 21 shtator, Rusia zgjodhi një rrugë konfrontimi duke shpallur një mobilizim të pjesshëm në Rusi, duke mbështetur organizimin e referendumeve të paligjshme në territoret ukrainase të pushtuara aktualisht nga Rusia dhe duke kërcënuar sërish me përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë”, tha Borrell.
“Referencat për armët bërthamore nuk e tronditin vendosmërinë, dhe unitetin tonë për të mbështetur Ukrainën dhe mbështetjen tonë globale për aftësinë e Ukrainës për të mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e saj territorial për aq kohë sa është e nevojshme”, shtoi ai.
Ndërsa Putin kërkon mënyra për të ndarë më shumë burime për pushtimin e tij të trazuar të Ukrainës, ai paralajmëroi shtetet e tjera që të mos sulmojnë territorin rus dhe aludoi për ndëshkim bërthamor nëse dikush vendos ta bëjë këtë.