Blinken autorizon vendet baltike të dërgojnë armatime në Ukrainë

Bota

Blinken autorizon vendet baltike të dërgojnë armatime në

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të shtunën se ka autorizuar vendet baltike, Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë që të dërgojnë në Ukrainë raketa anti-tank dhe anti-ajrore të prodhuara nga Shtetet e Bashkuara, një lëvizje që vjen në mes të tensioneve në rritje të Ukrainës me Rusinë.

“Përshpejtova dhe autorizova dhe ne mbështesim plotësisht transferimet e pajisjeve mbrojtëse që aleatët e NATO-s, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë po i ofrojnë Ukrainës për të forcuar aftësinë e saj për t’u vetëmbrojtur përballë agresionit të paprovokuar dhe të papërgjegjshëm të Rusisë,” tha zoti Blinken në një postim në Twitter.

Blinken autorizon vendet baltike të dërgojnë armatime në

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Ai falënderoi gjithashtu këto ish-republika sovjetike dhe anëtare e NATO-s, “për mbështetjen e tyre për Ukrainën.”

Miratimi nga ana e zotit Blinken për dërgesat e armëve erdhi një ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, nuk arritën ndonjë përparim në lidhur me Ukrainën në takimin e nivelit të lartë, përveç premtimit se do të vazhdojnë bisedimet.

Zoti Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov u takuan për rreth një orë e gjysmë në Gjenevë, por asnjëri prej tyre nuk ndryshoi qëndrim lidhur me çështjet thelbësore.

ME TE LEXUARAT