Bilanc tragjik, 15 të vdekur nga përmbytjet në Greqi
Rritet bilanci nga përmbytjet ne Greqi. Autoritetet bejne me dije se deri më tani kane humbur jeten 15 persona.
Një grua 88-vjecare dhe djali i saj 65-vjeçar, te cilet konsideroheshin te zhdukur jane gjetur pa jete ne shtepine e tyre, në rajonin e Thesalise. Po ashtu me vone u gjet trupi i pajete i nje burri.
Trupi i pajetë u gjet në zonën e Mikra Trikerit në Gjirin Pagasitik, duke e çuar numrin e të vdekurve në 15, ndërsa dy austriakë (ndoshta një çift) rezultojnë të zhdukur në Ujitjen e Pelionit që prej datës 7 shtator.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
42-vjeçari fatkeq ishte zhdukur që në mëngjesin e së martës së 5 shtatorit, kur në Volos ra shiu i dendur dhe u zhduk para syve të djalit të tij 16-vjeçar, i cili arriti të dilte nga makina dhe u shpëtua.
Trupi i tij u gjet nga një operator varke me vela dhe u mor nga roja bregdetare. Më pas ai është transferuar në spitalin e Volos, ku janë thirrur të afërmit e 42-vjeçarit fatkeq dhe e kanë identifikuar.
Thesalia mbetet në një situatë dramatike që nga ndikimi i motit të keq Daniel dhe me shtimin e të vdekurve, pasi ata tashmë kanë arritur në 15 me dy të tjerë ende të zhdukur.
Shumë fshatra dhe vendbanime si në Kardicë, ashtu edhe në Larisa të Trikalës janë zhytur thuajse në ujërat me baltë, ndërkohë që frika po rritet edhe në liqenin e Karlës, i cili merr sasi të mëdha uji nga Pinios.
Më herët është gjetur i vdekur një 58-vjeçar i zhdukur në zonën e Agios Dimitrios.
Në fshatrat e Kardicës banorët kanë nisur të masin plagët e tyre, ndërsa ka edhe nga ata që refuzojnë të lënë pronat dhe kafshët. Në Vlohos, rreth 80 persona qëndrojnë në vend vullnetarisht dhe kanë zgjedhur të flenë në një kishë të vendosur lart.
Ekipet e Emergjencave Civile po vijojnë punën në terren për tu ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur.
Autoritetet greke mendojnë se bilanci do të rritet me tej, pasi rezultojnë edhe 2 persona të tjerë të zhdukur nga stuhia “Daniel”.
Pas përmbytjeve në Greqi, kryeministri Rama ka shprehur ngushëllimet për jetët e humbura.
Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se Shqipëria është me zemër me gjithë ata që janë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.
“Iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të prekur nga përmbytjet në zonat problematike të Greqisë se për çdo nevojë mund t’i drejtohen ambasadës sonë”,– ka shkruar Rama.