Banda e ‘El Chapo-s’ përleshet në burg, 11 të vrarë dhe 16 të plagosur

Bota

Banda e ‘El Chapo-s’ përleshet në burg, 11 të

11 persona janë vrarë gjatë një konflikti midis anëtarëve të dy karteleve rivale të drogës në qytetin kufitar meksikan Juarez, sipas autoriteteve vendase.

“Los Chapos”, anëtarë të kartelit famëkeq Sinaloa të udhëhequr më parë nga Joaquin “El Chapo” Guzman, dhe grupi lokal “Los Mexicles” u përleshën fillimisht në një burg, ku vdiqën dy persona.

Pas trazirave në burg, persona nga karteli Mexicles dolën nëpër qytet dhe vranë 9 civilë, bëri me dije zv. ministri i Sigurisë Ricardo Mejia.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Veç 11 të vrarëve, nga përleshjet janë plagosur edhe 16 persona, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e konfliktit.

Mejia raportoi në një konferencë shtypi të përbashkët me presidentin meksikan Andres Manuel Lopez Obrador, ku sqaroi se ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Policia lokale, me ndihmën e ushtrisë dhe Gardës Kombëtare, arrestoi gjashtë anëtarë të dyshuar të Mexicles këtë mëngjes.

 

 

ME TE LEXUARAT