Ballkani gati të shpërthejë?! BE duhet të marrë urgjentisht masa

Bota

Ballkani gati të shpërthejë?! BE duhet të marrë

Pas krizës ekonomike e financiare, asaj të emigrantëve, Brexit, luftës në Ukrainë dhe problemeve të tjera të pazgjidhura me të cilat përballet Bashkimi Evropian, zgjerimi duket se po shihet aktualisht si një problem dhe sfidë për unionin, dhe jo si pjesë e një zgjidhje të mundshme.

Nga ana tjetër, Serbia dhe Ballkani Perëndimor janë në tërësi një hapësirë e vogël, por shumë e larmishme, ende në një proces transformimi, dhe që është ende peng i mosmarrëveshjeve dypalëshe dhe të brendshme, që nuk sheh alternativë ndaj “rrugës evropiane”, por që krijon ende hapësirë për aktorë të tjerë në skenën ndërkombëtare.

Zgjerimi ka qenë prej kohësh një forcë shtytëse për ndryshime politike dhe shpresë për të gjithë qytetarët e rajonit tonë. Por BE-ja e humbi tërheqjen që kishte rajoni ndaj saj që kur nisën të zbehen ambiciet e saj për të pranuar anëtarë të rinj.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

“Perspektiva evropiane” është ende e pranishme në vendet dhe politikat e Ballkanit Perëndimor.

Por duke pasur parasysh vonesat në këtë proces, metodologjia e ndryshuar e negociatave, mosbesimi në përfundimin me sukses të procesit të integrimit evropian është më i madh se kurrë më parë.

Lodhja në Ballkanin Perëndimor po rritet. Prestigji i BE-së ka rënë, dhe qytetarët nuk janë më të sigurt se na pret një “e ardhme e ndritur evropiane”.

Në fillim të këtij viti, një grup studiuesish nga rajoni, në kuadër të “Vishegrad Insight”, nisën një diskutim mbi këtë çështje duke prezantuar një raport për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe 5 skenarë për atë që mund të ndodhë deri në vitin 2030.

Bazuar në hulumtimet dhe intervistat me aktorë të ndryshëm nga Ballkani Perëndimor, janë zhvilluar 5 skenarë të ndryshëm për të ardhmen e rajonit siç e shohin ata.

Skenarët variojnë nga ata që shohin një të ardhme të ndritur evropiane për vendet e rajonit, deri tek skenarët e errët, në të cilët procesi i integrimit evropian i rajonit mbetet në vend-numëro.

Vazhdimi dhe përshpejtimi i mundshëm i procesit të integrimit evropian i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, presupozon një qasje më të përgjegjshme të vendeve të rajonit si dhe përkushtim ndaj procesit, i cili duhet të fokusohet në forcimin e kapaciteteve të tij institucionale, bashkëpunimin rajonal dhe ndërtimin e shteteve demokratike.

Ndërkohë ruajtja e status quo-së në procesin e integrimit evropian, do të shkaktojë pakënaqësi të mëtejshme dhe rënie të popullaritetit të BE-së në vendet e rajonit, dhe ky është një nga skenarët pesimistë.

Bashkimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor për sfidat globale, dhe inkurajimi reciprok i solidaritetit, bashkëpunimit dhe veprimit të përbashkët do të forconte forcat progresive në rajon dhe do ta krijonte hapësirën që rajoni të nisë të punojë për veten e tij.

Pengesat në negociatat e anëtarësimit në BE, mund të sjellin vonesa në proces, me premtimin e BE-së për integrimin, por kjo më shumë në kontekstin e devijimit të ndikimit negativ nga rivalët, të cilët po bëhen gjithnjë e më të fuqishëm për shkak të mbështetjes në rritje për Rusinë dhe Kinën, dhe më pak për hir të forcimit të demokracisë brenda Evropës.

Kthimi i vëmendjes së vendeve të rajonit drejt një bashkëpunimi më të fortë ekonomik, do të çonte në një ndryshim të prioriteteve, dhe do të kalonte në plan të dytë mosmarrëveshjet e dikurshme.

Është e qartë se nuk ka asnjë skenar universal, që do të ishte plotësisht i zbatueshëm në të gjithë Ballkanin Perëndimor deri në vitin 2030.

Dhe rezultati më i mundshëm është një kombinim i shumë skenarëve. Madje mund të jetë alternativa më e mirë për rajonin për momentin.

Por e ardhmja e rajonit dhe procesi i integrimit evropian, do të mbeten sigurisht të varura nga situata gjeopolitike, zhvillimi i marrëdhënieve brenda rajonit, por edhe ndikimi i aktorëve dhe ngjarjeve të tjera në skenën ndërkombëtare, raporton abcnews.

E sigurt është se rajoni do të mbetet i varur nga BE-ja, si partnerja ekonomike kryesore. Nga ana tjetër, e përbashkëta e vendeve të rajonit tonë, është se nuk ka ende një progres të dukshëm në forcimin e shtetit ligjor, lirinë në media, luftën kundër korrupsionit, çlirimin e shtetit të kapur etj.

Angazhimi i Brukselit dhe i aktorëve nga Ballkani Perëndimor në procesin e integrimit evropian do të ishte ende rruga më e mirë për reformat demokratike të shoqërisë dhe institucioneve, por edhe për një perspektivë më të qartë të “rrugës evropiane” të të gjithë rajonit.

Cili nga këta skenarë është më i mundshëm për Serbinë? Në procesin e integrimeve evropiane, Serbia ka shënuar njëfarë progresi, fakti është se nuk po ecën me shpejtësinë e pritur dhe të dëshirueshme.

Periudha e viteve 2000- 2006, ishte një periudhë besimi dhe pati një angazhim më të madh sa i përket integrimit evropian.

Mbështetja e qytetarëve ishte në nivelin më të lartë, dhe “rruga evropiane” dukej si e vetmja.

Por situata ndryshoi dhe politika e kushtëzimit dhe mosbesimit, çoi në një rritje të euroskepticizmit në elitën politike, por edhe tek qytetarët.

Edhe pas vitit 2012, Serbia nuk ishte më afër anëtarësimit në BE, gjë që çoi në mosbesimin në rritje të qytetarëve serbë se ata nuk do të jenë ndonjëherë pjesë e Bashkimit Evropian dhe “familjes evropiane”.

Pas kësaj, Serbia luajti një lojë neutrale, pasi nga njëra anë është në mesin e procesit të integrimit evropian, por nga ana tjetër kërkon alternativa të tjera. Edhe pse BE-ja është ende donatori më i madh në Serbi dhe anëtarët e saj janë investitorët më të mëdhenj, mbështetja për procesin e integrimit evropian është sot në nivelin më të ulët.

Në rast se nuk do të ketë ndryshime të rëndësishme në marrëdhëniet ndërmjet Brukselit dhe Beogradit, dhe nuk ndihet se po ndryshon diçka, alternativat do të jenë më prioritare dhe Serbia do të rrëshqasë nga zona e interesit të Brukselit.

Është e vërtetë se vizioni i “më shumë Evropë”, nuk mund të përmbushet pa përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në radhët e saj, nëpërmjet një politike të përgjegjshme dhe të parashikueshme të zgjerimit.

Por të dyja palët në këtë proces, duhet të ndryshojnë qasjen e tyre ndaj zgjerimit, pasi po bëhet gjithnjë e më e qartë se ajo që është aktualisht në fuqi nuk po funksionon./Gazetas shqip

ME TE LEXUARAT