Arrestohet zv.ministri i Mbrojtjes së Rusisë, ja arsyeja

Bota

Arrestohet zv.ministri i Mbrojtjes së Rusisë, ja arsyeja

Një zëvendësministër rus i mbrojtjes është arrestuar nën dyshimin për marrje ryshfeti.

Në një deklaratë të shkurtër të Komitetit Hetues, thuhet se Timur Ivanov është arrestuar dhe hetimet për rastin e tij janë duke vazhduar.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, i cituar nga agjencitë ruse të lajmeve, tha se një raport mbi ndalimin e Ivanov i ishte paraqitur presidentit Vladimir Putin. Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu ishte informuar paraprakisht për ndalimin e Ivanov.

ME TE LEXUARAT