Amanpour: Presidenti iranian u tërhoq nga intervista pasi nuk e vendosi shaminë siç ai i kërkoi

Bota

Amanpour: Presidenti iranian u tërhoq nga intervista pasi nuk e vendosi

Gazetarja e CNN Christiane Amanpour, ka bërë të ditur se një intervistë e aranzhuar me presidentin iranian, Ebrahim Raisi, nuk është realizuar fare, për shkak të një kushti të cilin ky i fundit i kishte vendosur gazetares së njohur.

Amanpour, thotë që anise intervista i ishte konfirmuar, dhe del të jetë e para e presidentit iranian, në tokën amerikane, ai hoqi dorë përsëri meqë ajo refuzoi të vendoste një shami në kokë, përcjell klankosova.

"40 minuta para se intervista të fillonte, një ndihmës u ofrua. Presidenti, tha, po sugjeron që unë të vesh një shami, për shkak të muajve të shenjtë, Muharrem dhe Safar”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këtë kërkesë të presidentit iranian, ajo thotë se e refuzoi me mirësjellje.

”Me mirësjellje refuzova. Ne jemi në New York, ku këtu nuk ka ndonjë ligj apo traditë që i referohet veshjes së shamive.

I bëra me dije po ashtu se asnjë president iranian paraprak, nuk kishte kërkuar një gjë të tillë, kur unë i kisha intervistuar ata jashtë Iranit”.

Pas gjithë kësaj, gazetarja e CNN, thotë se ndihmësi që i transmetonte kërkesat e shefit të tij, konfirmoi që intervista me presidentin iranian nuk do të realizohej përfundimisht, nëse Amanpour nuk vendos një shami.

Si rezultat ajo thotë se u gjet para një akti të paprecedentë, dhe pikërisht në kohën kur në Iran ka tashmë edhe viktima me humbje jete si pasojë e protestave masive.

Ato u nxitën nga vrasja e një gruaje nga policia për moralin nën dyshimin se kishte shkelur rregullat e bartjes së shamisë.

ME TE LEXUARAT