Alkool dhe plazh, studentët në SHBA nuk pyesin më për masat anti-COVID

Bota

Alkool dhe plazh, studentët në SHBA nuk pyesin më për masat

Koronavirusi nuk i ka ndalur studentët amerikanë që të zbarkojnë në Florida për pushimet e pranverës. Duke injoruar totalisht masat e rekomanduara për frenimin e përhapjes së koronavirusit, ata kanë mbushur plazhet duke shijuar pije të ftohta, diellin e nxehtë dhe ajrin e pastër.

Por autoritetet i druhen nisjes së një tjetër vale infeksionesh, edhe pse guvernatori i shtetit, Ron DeSantis tha se i mirëpriste turistët, për t’i dhënë një shtysë ekonomisë vendase.


Shifrat e ditëve të fundit kanë qenë inkurajuese për Shtetet e Bashkuara, një prej vendeve më të goditura nga pandemia. Numri i përgjithshëm i shtrimeve në spital ka rënë ndjeshëm; të enjten u regjistruan 44172 pacientë të shtruar në spitale në të gjithë vendin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pavarësisht se në rënie ka qenë edhe shifra e fataliteteve, presidenti Joe Biden dhe autoritetet shëndetësore kanë paralajmëruar amerikanët të mos ulin vigjilencën dhe kanë kritikuar guvernatorët e shteteve që kanë hequr detyrimin për të mbajtur maskat.

ME TE LEXUARAT