Alarmohet Britania e Madhe, një grup terrorist dyshohet se kaloi La Manshin me varkë
Mediat britanike kanë raportuar se policia është vënë në ndjekje të një grupi të dyshuar terrorist, të cilët kanë kaluar Kanalin e La Manshit me një varkë të vogël.
“Sunday Express” raporton se një grup prej 6 personash ishte vënë nën vëzhgim nga autoritet e sigurisë në Mbretërinë e Bashkuar, por 3 prej tyre janë zhdukur duke përdorur dokumente me identitete të rreme.
Më tej, në raportim theksohet se këta persona po planifikojnë të kryejnë një sulm terrorist ndaj një ndërtese qeveritare ose një sulm të mundshëm kibernetik. Megjithatë, sipas autoriteteve britanike të sigurisë, nuk ka rrezik për një sulm të gjerë terrorist.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ndërkohë, deputeti konservator, Marco Longhi, tha: “Ky rast duhet të rrisë sigurinë për kufijtë tanë, të cilët janë lehtësisht të depërtueshëm”.