Alarm për bombë në avionin me 192 pasagjerë, ulet në Athinë
Një alarm për bombë u raportuar në një avion Boeing 738 i Ryanair. Në bord ishin 192 persona bord.
Avioni ishte nisur nga Katowice e Polonisë dhe kishte destinacion Athinën.
Pas alarmit avioni u shoqërua gjatë udhëtimit nga avionë luftarakë F-16, ndërsa forcat speciale shkuan në aeroportin Eleftherios Venizelos, ku u ul avioni.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Në orën 17:40 avioni u ul në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës, ndërkohë që menjehere eshte bëre evakuimi i shpejtë dhe kontrolli për mjete shpërthyese.
Më pas filloi edhe procedura e evakuimit, dhe kontrolli i pasagjerëve.
Autoritetet mesohet se kane nisur hetimet ne lidhje me ngjarjen.