Aksidenti tragjik me 21 të vdekur, si ra autobusi me turistë nga ura mbi shinat e hekurudhës elektrike
E gjithë Italia është zhytur në zi pas tragjedisë së paimagjinueshme në Venecia, ku humbën jetën 21 persona, kur autobusi me të cilin udhëtonin ra mbi shinat e trenit.
Aksidenti tragjik ndodhi mbrëmjen e së hënës, kur drejtuesi i autobusit, për arsye ende të panjohura, humbi kontrollin e mjetit dhe ra nga një mbikalim mbi kabllot e hekurudhës elektrike nën urë. Menjëherë autobusi është përfshirë nga flakët si pasojë e të cilit 21 persona kanë humbur jetën tragjikisht dhe 18 të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë, 4 prej të cilëve janë shtruar në spital në gjendje të rëndë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Sipas gazetës italiane Il Gazzettino, autobusi po transportonte turistë ukrainas, gjermanë, kroatë dhe francezë në një kamping pranë Venecias.
⚠️ Immagini sensibili
— Ultimora.net - BREAKING NEWS (@ultimoranet) October 3, 2023
Mestre, uno dei video che giungono dalla zona dell'incidente. pic.twitter.com/02To8lkjGb
Shoferi, sipas mediave italiane, ishte një italian, 40 vjeç, me shtatë vite përvojë profesionale dhe mësohet se ka tentuar të kontrollojë situatën, por nuk ka mundur të shmangë rënien e autobusit.
Zjarrfikësit dhe shërbimet e ndihmës së parë kanë mbërritur menjëherë në zonë. Mes të plagosurve janë të paktën dy fëmijë.
“Pashë tym kudo dhe dëgjova njerëzit që bërtisnin për ndihmë”, tha një dëshmitar okular i tragjedisë së autobusit të Venecias.
Sipas ministrit të Brendshëm italian Matteo Piadendozzi, autobusi kishte një motor me gaz natyror dhe distanca që ndan urën nga hekurudha ku ra autobusi ishte rreth tridhjetë metra.
Kryetari i bashkisë së Venecias, Luigi Brugnaro, shpalli të mërkurën ditë zie në qytetin e tij.
Autoritetet kanë nisur tashmë një hetim për të përcaktuar rrethanat në të cilat autobusi ra nga ura dhe përfundoi pranë linjës hekurudhore. Automjeti ka marrë flakë dhe shumë pasagjerë që kanë humbur jetën mësohet se janë djegur.
Ky është aksidenti më i rëndë trafiku në historinë e Venecias.
Ngushëllime nga Meloni
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni shprehu ngushëllimet e saj për familjet e viktimave .
“Shpreh ngushëllimet e mia më të thella, si personale ashtu edhe të gjithë qeverisë. Mendimet tona janë me viktimat, familjet dhe miqtë e tyre. Jam në kontakt të ngushtë me kryebashkiakun Luigi Brugnaro dhe ministrin Matteo Piandendozzi për të ndjekur lajmet për këtë tragjedi”, tha kryeministri italian.