A do të zhvillohet një takim Putin-Zelensky? Ja si përgjigjet Moska

Bota

A do të zhvillohet një takim Putin-Zelensky? Ja si përgjigjet

Forcat ruse nuk i kanë ndalur sulmet ushtarake në Ukrainë, që prej 24 shkurtit.

Ende nuk është parë një përparim lidhur me negociatat për bisedimet e paqes.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, ka deklaruar se Rusia nuk është kundër një takimi mes dy presidentëve, duke shtuar se kjo është e pamundur të mbahet pa përgatitje adekuate.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Nuk ka përparim në hartimin e një dokumenti të mundshëm që Putin dhe Zelensky të mund të nënshkruajnë”, ka thënë më tej ai.

Forcat ruse kanë qëlluar me raketa një rafineri nafte në qytetin industrial Kremenchuk në Ukrainën qendrore, duke shkatërruar kapacitetin e saj të prodhimit dhe rezervuarët e karburantit, sipas një deklaratë të ministrisë ruse të mbrojtjes.

Ajo tha gjithashtu se forcat e saj rrëzuan një avion ukrainas Su-27 në rajonin e Kharkiv. Kjo vjen pasi Ukraina tha se forcat e saj kanë rimarrë kontrollin e  fshatrave në veri dhe veri-lindje të Kharkiv.

Një raketë ruse goditi gjithashtu territorin e aeroportit të Kharkiv, dhe granatimet u kryen në rajonin Saltivka, duke plagosur  tre persona, tha guvernatori rajonal i Kharkiv, Oleg Sinegubov.

BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime.

ME TE LEXUARAT