4-vjeçarja në Kretë konsumon alkool, përfundon me urgjencë në spital
Lajmifundit
/
13 Maj 2022, 10:20
Bota
Një 4-vjeçare ka përfunduar në spital, pasi ka konsumuar një sasi të konsiderueshme alkooli në Heraklio të ishullit grek në Kretë.
Sipas medieve lokale nuk janë zbardhur ende rrethanat në të cilat fëmija ka konsumuar alkoolin.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa vogëlushja është transportuar në Qendrën Shëndetësore Miron.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Më vonë ajo u transportua në Spitalin Venizelio të Heraklionit për trajtim mjekësor specializuar.