25-vjeçarja var veten në tualetin e Universitetit, lë letrën e lamtumirës për familjen, ja dyshimet e policisë
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Milano të Italisë. Mediat iltaliane raportojnë se një 25-vjeçare është gjetur e vdekur në një universitet.
Trupi i vajzës u gjet me një shall në qafë me skajin tjetër të varur në një derë. Nuk ka detaje për vendin e krimit dhe për këtë arsye nuk dihet nëse dinamika është ajo e një akti vetëvrasës apo vrasje.
E reja u gjet mëngjesin e sotëm në orën 06:45 nga një kujdestare që po bënte turin e hapjes së Institutit, në një banjë pranë disa klasave.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Kufoma është shfaqur e veshur dhe për momentin nuk janë vërejtur shenja dhune në trupin e saj.
Në vendin e ngjarjes është gjetur një shënim në të cilin e reja shprehte qëllimin e saj për të kryer vetëvrasje.
Shkrimi është gjetur dhe është marrë nga karabinierët. Sipas hetimeve të para mjeko-ligjore, vdekja e të resë daton shumë orë para zbulimit, me sa duket mbrëmjen e djeshme. E reja ishte me origjinë nga Amerika e Jugut dhe jetonte në Milano.